Monika Kryemadhi nga një takim me të rinjtë e LRI në njësinë 1, deklaroi se forma e vetme për të larguar Ramën është revolta. Kryemadhi deklaroi se opozita nuk shkon në Kuvend, pasi nuk ka asnjë vlerë pasi bëhet vetëm alibi ie kriminelëve dhe vjedhjes së shqiptarëve.
“Sot nuk të ofron sigurti, barazi , ndershmëri dhe demokraci, nuk të lejon të thuash atë që mendon. Situata në të cilën Edi Ramës dhe Rilindja nuk ka më kthim mbrapa, ka vetëm një mënyrë shpëtimi revolta” u shpreh Kryemadhi.
Pjese nga deklarata e Kryemadhit:
Kemi një kryeministër që ka kapur drejtësinë dhe institucionet e shtetit, kemi një rast flagrant se Prokuroria përgjon dëshmitarin e saj dhe janë aq të paftë sa tregojnë në fashikuj se si i kanë dorëzuar pakon e mirë.
Shohim jo vetëm një arrogancë të shtetit, por vjen dhe si një enturazh i kri it të organizuar.
Reforma që ne kemi votuar është e kapur nga Rama dhe i shërben bandave dhe viktimat janë qytetarët.
Këto reforma që ne i shohim sot, janë kthyer në elementë që çdo ditë e më shumë po gllabërojnë shoqërinë shqiptare dhe po e kthejnë inekzistente.
Pasi po tu pyesësh ju doni të ikni jashtë shtetit, kjo është fatkeqësi për vendin, sepse në këtë drejtim ju shihni mundësinë për tu larguar.
Sot nuk të ofron sigurti, barazi , ndershmëri dhe demokraci, nuk të lejon të thuash atë që mendon.
Situata në të cilën Edi Ramës dhe Rilindja nuk ka më kthim mbrapa, ka vetëm një mënyrë shpëtimi revolta.
Të gjithë thonë se opozita të shkojë, në Kuvend, por për çfarë të shkojë opozita, të bëhet alibi për vjedhjet që po bëhen.
Po më mirë të shkojmë në shtëpi se atë bëhemi alibi e këtyre kriminelëve.
Diskutime rreth kësaj post