Përmendja e emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në përgjimet e të ndaluarve Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelaj duket se është bërë shkas për bashkëpunimin e LSI-së me Partinë Demokratike.
Në emër të një fronti kundër krimit, Monika Kryemadhi i ka thënë “Po” ftesës së Lulzim Bashës për një tryezë të përbashkët. Kryetarja e LSI ka shkuar më tej, teksa ka kërkuar edhe një aksion intensiv kundër atyre që ajo i quajti banda në pushtet.
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama. Ajo u shpreh se me bekimin e këtij të fundit, oligarkët po pastrojnë paratë e bandave kriminale.
Fjala e Kryemadhit:
Krimi eshte ulur kqmbekryq në Shqipëri dhe situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo shqiptar ndihet sot më i shumë se i rrezikuar. Shteti i kryeministrit Rama ka kompromentuar rolin e policisë. Përpara këtij momenti shumë të vështirë, të gjithë qytetarët janë bashkë.
LSI është pjesë e frontit kundër bandave dhe krimit. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin, por ka edhe shumë hallka të tjera. Janë hallkat e trafikantëve, por edhe oligrarkëve që me bekimin e Ramës pastrojnë paratë.
Mund të ketë pika që e ndajnë PD me LSI, por çështja që na bashkon në një front të vetëm është më e fortë se çdo ndasi që kemi mes nesh. Bashkëpunimi politik është një detyrë që na e kanë ngarkuar qytetarët me votën e tyre.
Këtë ne do ta bëjmë në emër të së ardhmes. Atdheu është i përbashkët dhe është shumë i rrezikuar. Koha nuk pret ndaj duhet të mblidhemi sëbashku. Mbështes qëndrimin e Bashës për një tryezë të gjërë politike që do t’i përgjigjet me aksion intensiv bandave në pushtet.
***
Basha: Rama e shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij
Kryedemokrati Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp teksa ka thënë se PD e ka denoncuar plot 1400 herë Saimir Tahirin.
Në fjalën e tij, Lulzim Basha theksoi se opozita pritet të nxjerrë fakte tronditëse edhe për ministra të tjerë të qeverisë.
Përmes një ftese të hapur, kreu i PD ka kërkuar nesër mbledhjen e tryezës së partive të opozitës, kur nuk përjashtohet as Lëvizja Socialiste për Integrim.
Fjala e Bashës:
Trafikantët kanë përdorur makinën e Tahirit. 1400 PD ka denoncuar Tahirin për lidhjet me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës. Rama e ka mbrojtur 1400 herë Tahirin dhe burgosi e sulmoi Dritan Zaganin që zbuloi lidhjen e Tahirit me Habilajt.
Rama e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe ministrin e tij më të suksesshëm. Sot Rama e shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Tahiri ka qenë ndërmjetësi i Ramës më Habilajt dhe Shullazin. Tahiri nuk është as më shumë as më pak se një nga peshqit e mëdhënj e organizatës kriminale.
Fakte tronditëse do të dalin për të tjerë ministra të Ramës. Rama është përfituesi kryesor i parave të drogës. Për të fituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro nga droga dhe krimi. Kjo zbardhi skemën sesi Rama bleu votat dhe dhunoi zgjedhjet.
Me Ramën në qeveri, do sundojë krimi nesër do thërrasim një tryezë më gjithë spektrin opozitar. Po troket ora e vendimeve të mëdha. /JavaNews/
Diskutime rreth kësaj post