Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur në këto momente në selinë blu.
Sipas burimeve dy krerët e partive më të mëdha opozitare do të diskutojnë mbi vijimin e aksionit politik.
Gjithashtu ditën e nesërme PD pritet të mbledhë strukturat ku temat e diskutimit në mbledhjen e përbashkët mes kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar që PD ka paralajmëruar mesditën e së enjtes.
Prej disa muajsh PD ka dalë në protesta, duke kërkuar largimin e Ramës për zgjidhjen e krizës politike.
Pikërisht ecuria e aksionit politik do të diskutohet në mbledhje, ku nuk përjashtohet të vendoset edhe për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Të enjten ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar, nën drejtimin e Kryetarit Basha. Në rend dite do të jetë vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik”, thuhet në njoftimin e PD. /albeu
Diskutime rreth kësaj post