Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe deputeti i PD, Edmond Spaho kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo ku folën për zhvillimet më të fundit në vend dhe përplasjen e ashpër politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Arsyeja për mungesa e ngjalljes së shpresës nga opozita, ishte pyetje e drejtuar ndaj Kryemadhit, e cila tha se shkak për këtë janë edhe presionet psikologjike të ushtruara ndaj qytetarëve të cilët takohen me përfaqëesues të opozitës.
“Është opozita e keqja e këtij vendi. Por nuk është opozita më e keqja e këtij vendi. Unë po ndjek këmbë këmbës Belind Këlliçin në fushatë. E dini ju se Këlliçi është bllok edhe në të gjitha televizionet e opozitës? Ka të bëjë me dhunën psikologjike të ushtruar tek qytetaria. Në momentin që mua më shikon me pronarin e lokalit, ta dish që nesër i shkojnë tatimet, task-forcat dhe ua mbyllin bizneset. Kanë arritur deri aty ku u thonë maturantëve se do u rrisin mesataren nëse votojnë Erion Veliajn”-tha Kryemadhi.
Duke përmendur edhe protestën e sotme të qytetarëve për neglizhimin e vdekjes së 22 vjeçares keniane e cila u dhunua në Tiranë, Kryemadhi tha se kur opozita organizon protesta të tilla për të nxcitur hetimet, kishte reagime edhe të ndërkombëtarëve të cilët kërkonin të mos i bëhej presion drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post