Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Log”, ku është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga Briseida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve.
Ajo tha se Rama ka frikë pasi Shehaj nuk e ka lejuar kryeministrin të bëjë evazion fiskal ashtu siç bën sot me oligarkët.
“Edi Rama ka frikë nga Briseida Shëhaj. Ka frikë sepse Briseida Shehaj nuk e ka lejuar Edi Ramën të bëjë atë evazion fiskal që bën sot me oligarkët e tij, skemën e TVSH-së së fshehur”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post