Ndërsa ishte në një takim me strukturat në Fier, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka cekur sërish temën e grevës së naftëtarëve të Ballshit. Kryemadhi i bën thirrje qeverisë që për tre ditë të ulë çmimin e naftës për të gjithë dhe paratë t’ua japë naftëtarëve.
“Suporti për t’u dhënë naftëtarëve të Ballshit, kryeministri gjeti kohë për të fluturuar me chater në Liban dhe jo 5 minuta për të diskutuar me ta. Unë do i kërkoja qeverisë që me këtë çmim të lartë që ka, më shumë se Maqedonia, 700 lekë për litër, do i kërkoja që vetëm 3 ditë të mos i merrte taksat e naftës dhe t’ua jepte naftëtarëve të Ballshit. Sepse vetëm në ditë qeveria fiton 3 mln euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë çdo ditë. 3 ditë ta ulë çmimin e naftës për të gjithë dhe të mendojë tre ditë për naftëtarët e Ballshit.”– tha Kryemadhi.
Ajo u kërkoi strukturave që të bindin farefisin, miqësitë, këdo që njohin për të votuar LSI-në më 25 prill, jo Ramën.
“Çdo lidhje, krushqi, miqësi, farefis që keni, bindini, bisedoni, nuk ka rëndësi se për kë votojnë, ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës. Vetëm kështu ne mund të mund të rikthejmë besimin në demokraci.”- përfundoi kryetarja e LSI-së./
Diskutime rreth kësaj post