Krydemokrati Lulzim Basha ka goditur sërish sot me gafat e tij në matematikë. Gjatë aktivitetit të zhvilluar ditën e sotme (8 dhjetor) në kuadër të ditës së rinisë, 8-dhjetorit Basha është shprehur se Shqipëria ka shënuar 8 vite të humbura gjatë këtyre 4 viteve.
Kjo ka shkaktuar shumë reagime në rrjete sociale pasi në asnjë mënyrë nuk mund të përfshihet numri 8 tek 4-a.
Për këtë ka reaguar dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe duke publikuar videon me gafën e demokratit.
Ai thotë se 30 vite kanë humbur duke i mësuar Bashës aritmetikën. Duke e ironizuar, Braçe bën një paralelizëm me paratë.
“8 mln euro nuk mund hyjnë kurrë në 4 mln euro. Duhet që 4-ës ti shtojmë një 0 nga prapa që të shkojë në 40 e që bën të mundur që 8 të hyjë 5 herë tek 40. Pra akoma më thjeshtë: Të duhen 8 vjet që duke vjedhur 5 milion euro çdo vit, në 2013-ën të kesh 40 milion euro plaçke e parë” – thotë Braçe.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post