Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka përfunduar marrjen në pyetje në SPAK pas rreth 1 orë e 40 minuta. Ai refuzoi të jepte shpjegime për mediat, ndërsa avokati i tij u shpreh se klienti i tij nuk është marrë i pandehur, por u pyet për një kallëzim e ngritur ndaj kryebashkiakut për fshehjen e dënimit në Greqi.
“Jo nuk është marrë i pandehur, dha shpjegime për kallëzimet që ka bërë subjektet politike për një pretendim 25 vite më parë që ka kaluar kufirin dhe është dënuar me qortim shoqëror. Nuk ka asnjë vendim të komunikuar dhe të deklaruar më përpara, edhe po të ishte e vërtetë, nuk ka asnjë konseguencë”, tha avokati i tij, Theodhori Sollaku.
Kryebashkiaku i PS mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (15 nëntor) i shoqëruar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e martës (14 nëntor) të mos i ndërpriste mandatin e tij si kryebashkiak i Kuçovës, pasi shqyrtimit të rezultateve të Prokurorisë së Përgjithshme se Kreshnik Hajdari kishte qenë i dënuar në Greqi.
Sipas kryekomisionerit, të dhënat që nuk janë deklaruar nga Kreshnik Hajdari nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës.
“Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formula rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin zyrën publike”, Ilirjan Celibashi.
Diskutime rreth kësaj post