Kryetarit të Bashkisë në Rogozhinë, Beqir Nuredini i është bllokuar pasaporta. Burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për të, në lidhje me abuzimin me pronat.
Për kryebashkiakun, i cili mbron siglën e PDIU, organi i akuzës ka nisur një hetim që lidhet me pikat e shërbimit në Spille, e ku rezultojnë të implikuar, edhe të tjerë persona në këtë bashki.
Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë në Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglen e koalicionit ASHE në zgjedhjet e vitit 2015.
Në lidhje me këto hetime deri tani janë 4 zyrtarë hipotekash, mes tyre 2 ish-drejtorë. Edhe 2 të tjerë janë shpallur në këkrim.
Diskutime rreth kësaj post