Mjekë dhe infermierë shqiptar i janë drejtuar Gjermanisë për kushte më të mira pune dhe pagese, çka ka bërë që në vend të ndihet mungesa e tyre.
Në spitalet e vendit kanë mbetur thuajse vetëm “veteranët” e mjekësisë dhe kjo ndoshta bën që t’ua dimë më shumë vlerën.
Një rast disi i rrallë për nga natyra është shënuar sot në qytetin e Pukës, ku kryebashkiaku i qytetit, Gjon Gjonaj, ka telefonuar herët në mëngjes kirurgun 65-vjeçar, Dodë Boci, duke i komunikuar se e priste pranë sallës së operacionit me një të afërmin e tij për një ndërhyrje urgjente.
Sapo mjeku ka mbërritur është përballur me një surprizë, pasi stafi mjekësor ishte mbledhur për t’ia uruar 65-vjetorin e lindjes në këtë datë të shënuar për kombin shqiptar.
I gjendur mes kësaj atmosfere kirurgu Boci nuk ka mbajtur dot lotët e gëzimit.
Dr. Dodë Boci është i njohur në zonën e tij pasi gjatë gjithë viteve të punës ka shpëtuar qindra jetë pacientësh.
Edhe pse 65-vjeç, kryebashkiaku Gjonaj e ftoi sërish kirurgun Boci që të kontribuonte për pukjanët deri sa kushtet shëndetësore t’ia lejojnë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post