Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu është shprehur se nuk pranon të takojë Edi Ramën, kur qytetarët e tij janë të arrestuar nga qeveria.
Në një konferencë për mediat, Shehu është shprehur se është i zgjedhur lokal i këtij populli dhe nuk mund të tradhëtojë njerëzit e tij.
‘Unë jam i zgjedhur i këtij popullit, nuk mund të shkoj e takoj Edi Ramën. Unë bëj letra për ministra e kryeministrin’, është shprehur Shehu.
‘Nuk arrestohen trafikantët dhe kriminelët, por arrestohen qytetarët që ne i njohim, arrestohen njerëz që punojnë’, tha kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu.
Diskutime rreth kësaj post