Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, takoi homologen e tij, kryetaren e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo. Veliaj vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e Bashkisë Hidalgo për mbarëvajtjen e Lojrave Olimpike, të cilat këtë vit do të zhvillohen në Paris.
Përgjatë takimit me kryetaren Hidalgo, kryebashkiaku Veliaj gjeti rastin të ndajë edhe lajmin e mirë të restaurimit të sheshit “Skënderbej” në kryeqytetin francez, si një shenjë e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes dy popujve tanë, në momentin kur Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Evropian.
“Parisi është gati për Lojrat Olimpike dhe kryetarja Anne Hidalgo ka bërë një punë fantastike për të pritur gjithë skuadrën. Sigurisht, skuadra e Shqipërisë është ndër skuadrat e para sepse edhe alfabetikisht hap Lojrat Olimpike. Mezi presim që në këtë bashkëpunim mes Parisit dhe Tiranës, edhe skuadra jonë Olimpike të shkëlqejë. Lajmi më i mirë është që kemi një shesh “Skënderbej” në Paris dhe më në fund, sheshi është restauruar tortalisht. Jemi gati për të pasur një monument të Skënderbeut në Paris, që ka qenë një ëndërr e shumë shqiptarëve dhe një lidhje e fortë mes popujve tanë. Kur Evropën e ëndërronim, kur në Evropë ishim dhe tani që në Evropë po integrohemi, statuja e Skënderbeut në Paris është një ndër lajmet më të mira që kemi marrë nga kjo vizitë”, u shpreh Veliaj.

Diskutime rreth kësaj post