Ashtu sikurse u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës, ka vendosur që të ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, u miratua projekt-vendimi për financimin e rikonstruksionit të shkollës “Dituria” në komunën e Preshevës.
Përmes këtij investimi, edhe fëmijët e Preshevës do të kenë mundësi që të studiojnë në kushte komode dhe të denja për ta.
Ky investim ishte një premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës që kreu në Preshevë, ku mori dhe titullin “Qytetar Nderi”.
Diskutime rreth kësaj post