Pas humbjes 2-4 të Portugalisë ndaj Gjermanisë, Kristiano Ronaldo u pa në një bisedë me Toni Kros. Ka qenë ky i fundit që ka rrëfyer se çfarë bisedoi me portugezin pas ndeshjes Portugali-Gjermani, që u luajt të shtunën.
Mesfushori gjerman ka treguar se ai e ka pyetur sulmuesin e Juves se si po kalon në Itali pasi dyshja ishin bashkëlojtarë te Real Madridi deri tri sezone më parë.
“Unë kam luajtur me Kristianon te Reali i Madridit për katër sezone. Ne uleshim gjithmonë pranë në dhomat e zhveshjes, prandaj natyrisht se më vjen mire ta shoh sërish. Biseduam më së shumti për lojën, por gjithashtu edhe për ndeshjet që do të vijnë. I urova atij fat dhe e pyeta se si po kalon në Itali”, – ka pranuar Kros në një deklaratë për mediat.
Ndërkohë, për të njëjtin takim është spekuluar gjerësisht edhe në ditët e kaluara kur u hamendësua se tema e bisedës mes të dyve kishte të bënte me “lamtumirën” e Krosit ndaj kombëtares në fund të kompeticionit, duke mos marrë pjesë në një kompeticion si Botërori i vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Diskutime rreth kësaj post