Bieta Sulo është siguruar gjithmonë që Joelle,vajza nga martesa e pare e moderatorit të njohur Alban Dudushit të jetë pjesë e kartolinës familjare që ajo publikon në rrjetet sociale.
E ftuar së bashku me Dudushin mbrëmjen e djeshme në emisionin “Binjakët”, Bieta është ngacmuar nga Romeo me pyetjen: Kur të gatuash pulën e fundvitit kujt do tja japësh felën më të madhe, Kroit apo Joelle?
Përgjigja e Bietës ishte menjëherë: “Joellit”.
“Sa i do ti të dy”, ka vazhduar me pyetjet Romeo ku Bieta ka hapur duart i fëmijët për të treguar dashurinë e madhe.
“që të tregohemi të drejtë, aspak hipokrit me këto gjërat që thuhen nëpër ekrane. Sigurisht që kur më pyesin sa veta do të vini në një vend i them jam bashkë me Albanin dhe dy fëmijët. Por që nga ana tjetër Kroi është fëmija që unë kam lindur, Joelle është fëmiaj që unë kam gjetur. Në këtë kuptim sigurisht që ka diferenca. Por të më pyesësh sa shumë i do të dy, shumë patjetër.”, është shprehur Bieta.
“Ja kam sjellë në pajë”, ishte reagimi i vetëm i Albanit për të gjithë situatën.
Diskutime rreth kësaj post