Dy persona deri më tani janë konfirmuar se kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe shumë të plagosur, sipas mediave kroate.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Leyen ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Andrej Plenkoviq lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e tërmeti shkatërrimtar.
“Një tjetër tërmet i fortë goditi Kroacinë, i dyti brenda dy ditësh. Unë fola me kryeministrin Plenkoviq. Ne jemi gati të ndihmojmë. I kërkova komisionarit Evropian për Situatat e Krizave, Janez Lenarçiq, të udhëtojë në Kroaci sa më shpejt të jetë e mundur,“ shkroi ajo në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post