Teksa sot në mesditë Enkelejd Alibeaj ka thirrur grupin parlamentar në një mbledhje me fokus çështjen e Presidentit të ri të Republikës, dy reagime kanë ardhur nga Rithemelimi.
Deputeti Tritan Shehu iu bëri thirrje kolegëve të tij të mos shkojnë në këtë mbledhje dhe të mos bëhen shtojcë e Ramës. Ndërkohë që PD njofton zyrtarisht se në orën 11:00 do të këtë deklarate në seli nga deputeti Oerd Bylykbashi.
Deputetët e Rithemelimit janë kundër përfshirjes së opozitës në procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ndërkohë që dje Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Arbi Agallaiu, Fatmir Mediu, Agron Duka, Mesila Doda, Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla u ulën në tryezë për gjetjen e një konsensusi për emrin, teksa u ra dakord që deri në raundin e tretë, propozimet do i bëjë vetëm opozita.
Diskutime rreth kësaj post