Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët e tij në selinë blu. Para nisjes së këtij takimi, Basha është shprehur për mediat se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë legjitimiteti. Lideri i opozitës, ka theksuar se vendi ndodhet në krizë për shkak të dështimit të qeverisë “Rama”.
Teksa foli në lidhje me Reformën zgjedhore, Basha deklaroi se çdo sistem që do të zgjidhet do të dështojë, nëse nuk garantohet dalja e politikes nga krimi.
Kryedemokrati theksoi gjithashtu se PD është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza.
“Ne të opozitës së bashkuar kemi qen të hapur për të diskutuar me të gjithë shqiptarët për të diskutuar se cili sistem zgejdhor do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë dalje e politikës nga krimi dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi të pavarur. Prandaj alibia se fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës. E dimë të gjithë se Shqipëria është në një krizë të thellë politike për shkak të dështimit total të kryeministrit dhe qeverisë së tij. Unë zgjedh Bundestagun, e shkruar e zezë me të bardhë vendi është në një krizë të thellë shqiptare. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. Sot është publikuar një raport që tregon se Shqipëria renditet në fund të botës, si bjë vend me një qeveri jolegjitime. Në funksion të kësaj jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm për të nxjerrë vendin nga kjo krizë”, tha Basha./ Opinion
Diskutime rreth kësaj post