Më shumë se një burim, edhe nga PS dhe nga LSI konfirmojnë për Lapsi.al largimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të drejtësisë. Sipas zërave pranë kabinetit Rama kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të LSI-së për arsye se flet shumë dhe shpesh në kundërshtim me vijën e përcaktuar nga kabineti. Por ka që shkojnë edhe më larg; Ata thonë se tashmë Rama e ka firmosur shkarkimin dhe i’a ka dërguar Ilir Metës në mënyrë që ky mos dali i turpëruar dhe që vendimi mos duket si unilateral.
Po i njëjti burim i besueshëm pretendon se vetëm pasi ka marrë njoftim për shkarkimin e ministrit të drejtësisë lideri i LSI-së ka lëshuar deputetët e tij të kundërsulmojnë qeverinë. Edhe Tavo Edhe ministri i mjedisit Koka (lexo lajmet poshte) sulmuan fort Sajmir Tahirin, duke dashur me sa duket që përpos zhurmës të bëjnë që gjithçka të duket si një shkëmbim figurash që nuk nxjerr asnjë nga dy liderët të turpëruar.
Edhe në LSI, e pohojnë me gjysëm zëri presionin e Ramës për shkarkimin e Manjanit, por ata e paraqesin disi më ndryse situatën. Disa thonë se Meta donte ta largonte vetë disa të tjerë se Meta nuk do të bëhet prishësi i koalicionit. “Meta nuk do të shkojë në zgjedhje duke mbajtur mbi supe kryqin e përçarësit të së majtës” i tha një gazetar shumë pranë LSI-së, Lapsi-t.
Gjithësesi, pavarësisht nga hipotezat dhe skenarët që ndryshojnë me shpejtësi, kur dukej se ylli i Manjanit në qeveri po perëndonte burime prane vete minisreit pohuan se ai nuk ka ndermen te jape doreheqje, megjithese me pare dukej se e kish pranuar nje gje te tille dhe kish shpallur madje edhe nje konference shtypi pet ta bere publik vendimin e largimit.
Çfarë ndodhi? Ardit Çuni tërhiqet nga Kënga Magjike 2024
Ardit Çuni u rikthye në Festivalin Kënga Magjike, pas një shkëputje. Por teksa konkuroi me këngën “Të du”, duket se...
Diskutime rreth kësaj post