Djegia e mandateve nga demokratët në vitin 2017 ishte një vendim ekstrem që polarizoi mjaft jetën politike në vend. Ky veprim u shoqërua edhe me protesta nga demokratët, të cilët po ashtu bojkotuan edhe zgjedhjet lokale.
Në një intervistë për ABC, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma rikujton momente nga mbledhja e kryesisë për çështjen e mandateve duke thënë se Berisha ishte shprehur pro një vendimi të tillë.
“Ka patur qëndrime për djegien e mandateve për të cilën unë nuk kam folur ndonjëherë publikisht, e kam quajtur çështje të një diskutimi shumë strategjik të brendshëm se nuk është gjë e thjeshtë.
Por nëse unë them këtë për veten time apo ndokush tjetër, unë mbaj mend që publikisht Sali Berisha ka thënë unë e djeg mandatin se ky nuk është parlament”, shprehet ajo.
Duma shprehet ndër të tjera se partneriteti i PD-së me SHBA-të është e vetmja formë për të parandaluar një masakër tjetër zgjedhore si ato të mëparshmet.
“Se githmonë na bëjnë pyetjen: Ju jeni opozitë, çfarë do bëni ju për të rregulluar këtë? Çfarë do bëni ju sepse këta janë bërë kaq të pushtetshëm, kaq të korruptuar, kaq të lidhur me krimin, kaq të frikshëm. Si do t’i ndaloni ju?
Unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër që ndalohen këta, pa një bashkëpunim me partnerin më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm strategjik që është Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijon ajo.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post