Zv/Ministri i Financave Besart Kadia, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me krizën energjitike ku ka deklaruar se në lidhje me bizneset nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike deri më datë 31 dhjetor.
Ai tha gjithashtu se ndryshe nga ç’ka ndodhur në Kosovë apo në vendet e tjera, në Shqipëri nuk është menduar e as nuk do të ketë ndërprerje.
“Në vitin 2009 4.3% e popullatës shpenzonin më shumë se 600kë. Lajmi i mirë është që Shqipëria nuk e ka ndjerë ndryshimin e energjisë që kanë ndjerë të gjithë vendet e tjera. Lajmi i mirë është sërish që Shqipëria nuk e ka rritur ende çmimin e energjisë për popullatën e gjerë. Në rast se do kishim ndryshim çmimi tek bizneset, inflacioni do të transmetohej direkt tek qytetarët dhe i bën bizneset të mos falimentojnë.
Deri më 31 dhjetor nuk do të ketë ndryshim çmimi tek bizneset. Mos t’ja rrisësh çmimin për një vit e gjysmë qytetarëve, kjo është diçka e mirë për qytetarët. Çdo familje e ka këtë gjë ai që paguan paratë kur sheh një dritë ndezur shkon dhe e fik, e njëjta gjë duhet menduar edhe për shtetin.Ajo çfarë duhet të kuptojmë është se me të vërtetë ata që shpenzojnë më shumë janë 4% por harxhojnë sa 20% e qytetarëve.
Ajo çfarë është e rëndësishme është se asnjëherë nuk është menduar është se çmimi është rritur 20 herë më shumë dhe për shembull në Kosovë është ndërprerë energjia. Është e sigurt që Shqipëria nuk do të ketë ndërprerje kurrë dhe do të menaxhohet në mënyra të tjera. Shqipëria do e kalojë këtë krizë pa e ndjerë fare sepse kemi edhe burimet.”- tha Besard Kadia
Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Personat që harxhojnë mbi 800 kË/h energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë.
Familjet shqiptare sot e paguajnë energjinë me çmimin 9.5 lekë kilovatin për orë, ndërsa shtuar edhe TVSH-në, çmimi final shkon në 11 lekë kilovat për orë. Në këto kushte një familje që harxhon 800 kilovat/orë në muaj paguan 9 220 lekë. Nëse e kaloni këtë shumë, çmimi do të llogaritet me 42.85 lekë.
Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synon që të mbledhë 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritet të kenë një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët.
Diskutime rreth kësaj post