Në Parlament do të mbahet sot një debat për katër orë me fokus në krizën energjitike. Deri më tani, edhe pse është në listën e folësve, kryeministri Edi Rama nuk është prezent në sallë.
Nisur nga mosprezenca e kreut të qeverisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehur se Rama në fakt “ka frikë” të jetë prezent pasi ai, siç u shpreh Berisha, është përgjegjës për vjedhjet në sektor dhe situatën në të cilën ndodhet vendi sa i përket energjisë.
Ish-kryeministri i bëri thirrje Ramës që të vijë në parlament dhe “të mos fshihet pas Ballukut apo zonjave të tjera ministre.
“Mungesa e kreut të qeverisë që ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike ndaj qytetarëve ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike. Ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet prapa Belindës, as prapa ju të tjerave zonja ministre. Ju toleroni gjëra të patolerueshme. Debati ishte me kryeministrin, ai nuk është. Ai është përgjegjësi kryesor. Hajde këtu të konfrontojmë të vërtetat,” u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Parlamentit.
Diskutime rreth kësaj post