Ursula von der Leyen me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka paralajmëruar qytetarët për krizën energjetike që po vjen në dimër.
Ursula thotë se “mëse qytetarët e Bashkimit Evropian ulin ngrohjen në dimër me 1 gradë Celsius, mund të ndihmojë Unionin të kursejë rreth 7% në përdorimin e energjisë për një vit.”
Kreu i Komisionit deklaroi gjithashtu se “rezultate mbresëlënëse” në kursimin e energjisë mund të arrihen edhe kur duam të ftohim dhomat në muajt e verës, duke theksuar se “në të gjithë BE-në aplikohen mënyra inteligjente të kursimit të energjisë”.
Von der Leyen madje iu referua masave të kursimit që Komisioni Evropian po ndjek në ndërtesat e veta: “Për shembull, ne mbyllim ngrohjen dhe ftohjen në shumicën e ndërtesave 1 orë më herët se më parë, duke kursyer 3% të përdorimit vjetor të energjisë. Po mbyllim edhe disa ndërtesa për verën dhe po lehtësojmë punën në distancë”.
Kujtojmë se në fund të korrikut, Komisioni Evropian propozoi objektivin për uljen e kërkesës për gaz nga vendet e BE-së me 15% deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post