Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga konferenca e jashtëzakonshme që po mban me ambasadorin e BE-së në Kryeministri, edhe pikën e progres-raportit për mediat.
Rama la të kuptohej se PS do të heq dorë nga paketa Antishpifje, e cila u kundërshtua nga BE.
Reagimi i Ramës:
“Kjo pyetje lidhur me lirinë e medias është mundësi e mirë që t’ju themi se si duhet të adoptohen në përpjekjen që të bëheni pjesë e familjes. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti, nëse ka një vend që mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn gjëmb në këmbë, është Shqipëria. Përgjegjësia ime dhe e jona është që të kuptojmë se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra që ne duhet ti bëjmë tonat, unë e kam filluar nga vetja. Në progres raportin e 2021 unë nuk kam dhënë kontribut, nuk e kam bërë më parë me idenë që t’ju vej në pozitë të vështirë, e kam bërë si një individ që ndihet në të drejtë të vet por në fund të fundit, mua më takon të shtrëngoj dhëmbët,. Ambrozia mund ta dëshmojë, nuk kemi pasur asnjë problem. Antishpifjen ne nuk e kemi çuar më para, se për çfarë është shqetësimi nuk ekziston, nëse thonë për pavarësinë e TVSH, është më i pavarur, nuk ka komunikim, janë më të pavarur, këtu liria e shpifjes është në nivelin më të lartë.”, u shpreh kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post