Kristiano Ronaldo, i ka komunikuar drejtuesve të Mançester Junajtid, se do të largohet nga “Djajtë e Kuq” këtë verë dhe pse trajneri Erik Ten Hag kërkon që ta mbajë me ngulm në “Old Trafford”.
Mediat kanë filluar menjëherë me aludimet për të ardhmen e tij, ndërsa “bookmakers”-at kanë nxjerrë se kush janë klubet favorite për të arritur te firma e portugezit.
Favoriti kryesor sipas tyre është Roma, e cila kuotohet me një koeficient prej 3,3.
Dhe pse mediat theksojnë se ai kërkon që të luajë në Ligën e Kampionëve, duket se sipas “bookmakers”-ave ribashkimi me Zhoze Murinjon është opsioni më i mundshëm.
Klubi tjtër që është favorit për këtë transferim Bajerni i Mynihut, duke e kuotouar këtë transferim me koeficientin 4.
Siç kanë bërë me dije mediat, 37-vjeçari e ka kërkuar prej kohësh një transferim në Mynih.
Reali i Madridit kuotohet me koeficientin 6, ndërsa Çelsi dhe PSG me nga 14 secila.
Rikthimi në Torino te Juventusi ose në Lisbonë te Soportingu kuotohet me 16, ndërsa Mançester Siti dhe Interi mbyllin listën me koeficientin 25.
Diskutime rreth kësaj post