Kristiano Ronaldo shpesh herë është cilësuar si një nga futbollistët më të urryer. Por portugezi ka thënë se është I vetdijshëm për këtë fakt, por thekson se ai ka nevojë dhe për armiqtë. Në një intervistë për “Coach Magazine” Ronaldo shprehet se armiqtë e tij e kanë ndihmuar që të fitojë.
“Messi? Nuk jemi miq të mirë por e respektojmë njëri tjetrin. Mediat na atribuojnë një rivalitet të madh që në të vërtetë nuk ekziston. Mbrojtësi më i fortë me të cilin jam përballur? Ashley Cole. Nuk të le të marrësh frymë”.
Më tej Ronaldo jep dhe një koment për Mourinhon.
“Kam punuar me trajnerë të mëdhenj por Mou rinho është njeriu që analizonte gjithçka deri në detaje. Zidane është shembulli perfekt se si mund të ndërtosh marrëdhënie të mira në dhomat e zhveshjes. Sezonin e shkuar e mbylla në mënyrën më pozitive me suksesin në Champions League dhe në Euro 2016”.
Ndërsa në fund nuk la pa përmendur dhe Aleks Ferguson.
E konsideroj si një figurë atërore. Të gjithë trajnerët e mi kanë qenë të rëndësishëm por kur mbërrita te United isha një fëmijë dhe e gjeta veten në një nga klubet më të rëndësishëm të botës. Në ato momente kisha nevojë për një guidë si Alex Ferguson”.
Diskutime rreth kësaj post