Ish-banori i ‘Big Brother Vip 2’, Krist Dragot, shte i ftuar në “S’e luan Topi”, ku ka rrëfyer momente nga jeta e tij dhe për familjen e tij.
Duke treguar për lidhjen e tij me familjen dhe vendin ku është rritur në Belgjikë, Kristi ka shpërthyer në lot me ngashërim, duke mos i mbajtur dot lotët.
“Me këtë ardhjen në Shqipëri ndodhi dhe diçka tjetër, njëfarë shkëputje nga prindërit jo vetëm fizike por dhe emocionale. Këtë periudhë e kam ndjerë shumë, kur flas me mamin me në telefon, kur ajo më kujton ato kujtimet në shtëpi, që unë deri tani i kam harruar.
Kur shkoj imazhet e dollapit që kam parfumet, atë dollapin tjetër që kam edhe 100 parfume të tjera. Atë dhomën e vogël që e kam ndërtuar vetë me stilin tim”, tha Kristi mes lotësh.
Diskutime rreth kësaj post