Me ironi dhe ngacmime provokative nisi kjo ditë mes Luizit dhe Kristit, ndërsa pak më vonë u bashkua edhe Efi.
Teksa një pjesë e banorëve ishin mbledhur në oborr, Kristi me kafe në dorë, iu bashkua atyre dhe u përpoq të ulej pranë të gjithëve, për të krijuar një rreth.
Luizi i foli atij me ironi dhe i kërkoi të spostohej, pasi aty ishte vendi i Efit. Ky i fundit zgjodhi ta injoroi dhe nuk iu përgjigj fare, duke u ulur në një vend tjetër.
Luizi vijoi me ironitë dhe teksa Kristi ishte aty i pranishëm, ai i tha banorëve që Kristi nuk është zgjuar akoma. Me tone ironike, Luizi shtoi se kur Kristi ngrihet nga gjumi, si djalë me edukatë që është i përshëndet të gjithë banorët.
Ky i fundit tha se Luizi është shumë rëndë me këtë provokim që bën dhe sipas tij, ai nuk ka me çfarë të kapet dhe merret me këto gjërat e vogla.
Efi nga ana tjetër u pa palë me Luizin, duke thënë se pa indiferentizmin dhe sinqeritetin e Kristit, banorëve nuk u shkon mirë dita.
Diskutime rreth kësaj post