Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Kume në një reagim në rrjetet sociale ditën e djeshme, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos e miratojë kodin zgjedhor ku përfshihet edhe kandidimi i kryetarit të partisë në katër zona zgjedhore.
Sipas Kumes, nëse miratohet, do të humbasim në përpjekjet për të miratuar një legjislacion zgjedhor që përafrohet me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Shkrimi i plotë i Kumes:
“Propozimit te Z. Murrizi per te perfshire ne Kodin zgjedhor nje dispozite qe do t`i jepte mundesi kryetarit te subjektit zgjedhor ( partise politike) te ishte pjese e listes se kandidateve ne te 12 njesite zgjedhore, PS ju pergjigje me propozimin qe kjo e drejte te ishte per vetem deri ne 4 njesi zgjedhore. Ky propozim u miratua ne Komisionin e ligjeve dhe pritet te miratohet edhe ne seancen qe do te zhvillohet neser ne Kuvend.
E drejta e kryetarve te partise per te qene pjese e listes se kandidateve ne te 12 njesite zgjedhore nuk eshte e re per legjislacionin tone zgjedhor. Kjo ka qene e parashikuar ne Kodi Zgjedhor, 2008. Nderkohe, eshte e rendesishme te theksohet se nje dispozite e tille eshte vleresuar nga Komisioni i Venecies, ne opinion e perbashket me ODIHR, mars, 2009, per Kodin zgjedhor shqiptar, si nje “zhvillim negativ ne legjislacionin zgjedhor te Shqiperise”. – shkruan Kume.
Diskutime rreth kësaj post