Shoqëria civile ka ndërmarrë hapin e parë për zhvillimin e një referendumi me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume tha se synojnë të realizojnë atë që nuk e kanë bërë partitë politike.
Nëse gjithçka shkon mirë tha Kume, referendumi mund të mbahet në janarin e vitit të ardhshëm, ndërsa efektet do të jenë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato parlamentare.
“Ajo çka ne synojmë të realizojmë përmes këtij referendumi është që të bëjmë atë që nuk e kanë bërë deri më sot dhe nga deklaratat e fundit as kanë ndermet ta bëjnë partitë politike, në kuptimin që pranojnë teorikisht, thonë se do ta trajtojnë edhe sistemin kur ti vijë koha. Koha kalon, vitet kanë kaluar dhe asnjëherë klasa politike nuk është ulur për ta trajtuar këtë çështje.Ajo që kërkojmë ne është që nëse do të realizohet ky referendum klasa politike të jetë e detyruar të ulet në tavolinë sepse këtë e kërkon sovrani.Ajo që mund të realizohet përmes referendumit nuk është vendimmarrje përfundimtare, por është një referendum konsultues dhe si i tillë duhet marrë parasysh nga klasa politike.
Nëse gjithçka shkon mirë ky referendum mund të zhvillohet nga fillimi i janarit të vitit tjetër, që do të thotë që efektet e tij do të jenë të menjëhershme për të “detyruar” klasën politike që të trajtojë çështjen, por ndryshimi i sistemit zgjedhor në rastin më të mirë mund të ketë efekte në zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore që mund të bëhen pas dy viteve dhe zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.”– tha Kristaq Kume për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post