Kristi ka folur ditën e sotme për jetën personale. Më konkretisht për ish-partneren e tij, Zazën. Në një bisedë me Shpatin, Kristi tha se e ka menduar gjatë gjithë kësaj kohe, por jo si një njeri për të cilin kishte ndjenja, por si një njeri për të cilin ndjente keqardhje më shumë.
“Unë situatën do t’ja shpjegoj. Nuk do ta injoroj, nuk jam ai tipi. Do ia shpjegoj situatën si ndodhi dhe do të vazhdoj. Nuk kam çfarë të bëj.
Gjatë kësaj kohe e kam menduar, por jo më shumë si një person që kisha një ndjenjë, por si një person normal si do të ndihej, do të reagonte në këtë situatë. Si keqardhje deri diku,”-është shprehur Kristi.
Ai shpjegoi më tej se u përmbajt në rastin e Kejvinës sepse nuk kishte interes për të, por me Keisin është ndryshe.
“Unë doja ta respektoja. Në rastin me Kejvinën u përmbajta se nuk kisha interes tek ajo. Tani me Keisin është ndryshe” -tha ai.
Para pak ditësh, Kristi sqaroi polemikat mbi jetën e tij sentimentale. Ai tha se i ka dhënë fund lidhjes para se të futej në “Big Brother VIP” dhe se i pëlqen shumë Keisi.
“E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruajtur një letër për të dashurit tanë, e lash bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha. Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë. Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin. Jan gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll. Dhe kur nuk e kam diçka në kontroll, nuk mundem të reagoj mbi këtë. Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie.
Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar.
I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar.
I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Unë jam prezantuar si një person që vërtetësisht kur i vjen momenti apo kur ndjen që mund të krijoi një gjë, mund ta bëjë. Shpresoj t’ja kem krijuar këtë mendim. Pasojat e të gjitha gjërave unë do i përballoj vetë”.
Diskutime rreth kësaj post