Opozita e bashkuar duket se ka pasur një krisje lidhur me votimin e kreut të ri të Kuvendit ditën e sotme në seancën e parë parlamentare.
Ashtu sikurse kishin porosi nga Basha, deputetët e zgjedhur të PD-së, nuk votuan për Lindita Nikollën, duke grisur fletët e votimit. Ndërkohë, ndryshe nga demokratët, aleatët e tyre kanë zgjedhur të bëjnë ndryshe.
Deputeti i LSI-së Petrit Vasili shkruan në rrjetet sociale:
“Votimi dhe vota kunder i te gjithe deputeteve te LSI per propozimin e rilindjes per kryetar kuvendi eshte pergjigja e vetme ndaj çdo farse!“-tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post