Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj pranon se opozita ka marrë vendime të gabuara. Ajo tha se për shkak të këtyre vendimeve të gabuara, PD-LSI mund të rishikojnë vendimmarrjen.
“Mund të flasim për shumë vendime të gabuara, por ende nuk është koha për të folur për vendimet e gabuara, vendime që datojnë këti e 2-3 vite përpara. Nuk është koha kjo tani, është me e rëndësishme të kuptojmë dhe dokumentojmë çfarë ndodhi me zgjedhjet e më pas të futemi në analiza e të rishikojmë vendimmarrjen”, tha Mehmetaj në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”.
Diskutime rreth kësaj post