Edi Rama zhvilloi sot në kryeministri një ceremoni për hapjen e negociatave dhe në mënyrë simbolike u ngritën flamujt e Shqipërisë dhe BE-së, pas hapjes zyrtarisht të negociatave një ditë më parë në Bruksel.
Në këtë ceremoni të organizuar nga kryeministria, ishin të ftuar edhe deputetë, edhe ambasadorë, klerikë fetarë dhe drejtues institucionesh të pavarura.
Por ajo që ra në sy ishte fakti që, përpos ndonjë përfaqësuesi nga opozita, nuk ishte i pranishëm drejtuesi i SPAK, Arben Kraja. Burime diplomatike thanë për News 24 se stafi i kryeministrisë nuk e kishte ftuar Krajën të ishte i pranishëm.
Kjo mungesë e një prej njerëzve kyç të reformës në Drejtësi në vend, vjen në fakt pak kohë pasi Rama ka ndërmarrë një sulm publik ndaj SPAK-ut.
Në 7 maj teksa po fliste në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama tha se SPAK nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.
“Po kthehem tek ato 10 muaj burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë. Çfarë dreqin bëhet kështu do të thonë kur janë dhjetëra të vrarët dhe të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër, të cilët rrotullohen në varr në kërkim të drejtësinë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK-u nuk i di, burgoset një grua për 10 kg peshk. Ndërkohë që SPAK-u vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, për këdo zyrtar të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, SHBA, sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë”, u shpreh Rama në 9 prill në Kongresin e PS-së.
Diskutime rreth kësaj post