Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është në kontakte të vazhdueshme me Edi Ramën. Ai ka zbuluar se janë takuar në Tiranë dhe Dhërmi. Kryeministri i Kosovës tha se e vetmja gjë për të cilën nuk bien dakord është “Ballkani i Hapur”, por kanë komunikim dhe bashkëpunim për gjëra të tjera.
Diskutimi:
Kurti: Në çdo konferencë dhe Samit takohemi dhe komunikojmë. Herën e fundit ishte në Bled të Sllovenisë.
Pyetje: Po në Tiranë edhe Prishtinë nuk takoheni?
Kurti: Jo jemi takuar edhe në Tiranë, edhe në Dhërmi, ne vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”, çfarë të bëjmë tash?! Nuk mendoj që është nismë në interes të shqiptarëve të Kosovës. Për gjëra të tjera jemi në komunikim edhe bashkëpunojmë.
Diskutime rreth kësaj post