Nga Saimir Blloku
Titulli shkeputur nga një batutë e përdorur në një “skec”sic thuhej dikur. Ku dy personazhe respektivisht punonin njëri te fabrika e turshive e tjetri te embëlsirat. Sa herë që ju përmëndej dicka në lidhje me punën e tyre ato bajalldiseshin, se sic dukej i kishin ardhur në maj të hundës.
Për sa me sipër neve s’kemi pse bajalldisemi, sepse kripe s”ka, jo sepse është përdorur për të shkrirë bora apo për të bërë turshi.
Por, ska, ska, se po te ketë diçka do bënin për situatën në vënd.
A për sheqerin me thëne të drejtën bajalldisemi, se nga mëngjesi deri në darkë dalin nëpër media e sheqerosen a thua se dhe bora që ka rënë, ka rënë sa duhet dhe siç duhet. E se gatishmëria e qeverisë për të raportuar mbi situatën është konsistente në mënyrë permanente … brroçkulla kot.
Gjatë gjithë kësaj kohe kemi dëgjuar vetëm raportime, e kujt i duhen këto. Atyre besoj se ju duhen, epo le të fillojnë aksionin ç”presin? Ca ju mungon kripa, borë pastureset, logjistika ç’farë ?
Fundja le ta vendosin ndonjë takse sa ta zgjidhin këtë punë.
Se për gazin e vun akzizën shpejt e shpejt. Fillimisht u tha që do jetë vetëm per makinat ndërsa çmimi u rrit dhe për bomblat. Sa herë mileti ka gjetur zgjidhje altarnative mbijetese, është taksuar pa ja pertuar dhe zgjatur në kohë, si me reformat p.sh.
Pra, pse mos të përfitojnë dhe nga bora, dicka do dali dhe këtu.
Mbase po i biem në qafë kot vetem këtyre rozëve, se këto në fund të fundit s’janë vetëm. Po Iliri nga e mbajti frymën, ky është dhe dhëndër në Dibër. Peshkopia, ka kohë që emergjenca është ulur këmbë kryq në atë vend. Prap mund të themi se ka mungesë me arsye, zgjedhjet janë afër dhe intrigat duhen të sofistikohen sa më shumë. Pastaj çi duhet atij.
Se sa për opoziten, ai vazhdon në gjum edhe pse këto ditë dimri me borë me zjarr në oxhak e ka me hak me thënë drejtën. Fundja s’ka faj, si kanë thënë gjë për të bërë.
Edhe neve duhet ta marrim me sportivitet këtë punë, siç kemi bërë nga hera. Le të kënaqemi me borën e mos ta shofim për keq. Sepse jo çdo e keqe del për keq.
Me kripë pa kripë koha të bëj të sajën udhëheqja të sajën.
Atëherë le të presim…
Diskutime rreth kësaj post