Ministri i Drejtësisë së Italisë Andrea Orlando pritet të vizitojë Tiranën këtë të martë. Ministri italian pritet të takohet me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj ku do të firmoset edhe një memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët pritet të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat.
Akoma nuk është e qartë nëse në takime do të përmendet edhe dosja shumë e përfolur “Habilaj”. Kjo dosje e nxehtë u nxor në pah nga Prokuroria, e cila nxorri sheshit dhe hapur funksionimin e bandës kriminale ku në të ishin të përfshirë trafikantë ordinerë, por edhe funksionarë e zyrtarë të ndryshëm qeveritarë të Tiranës.
Kujtojmë se në 3 nëntor mbërriti në Tiranë edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minitti, i cili pati një takim të gjatë dhe kokë më kokë me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post