Pas autoriteteve italiane Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për dosjen Habilaj-Tahiri.
Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka përcjellë një letërporosi autoriteteve greke për çështjen më të bujshme të kohëve të fundit.
Krimet Rënda kërkojnë informacion për Tahirin dhe Habilajt pasu dyshohen se këta të fundit janë takuar në Greqi. Prokuroria ka shtyrë hetimet për Tahirin edhe për tre muaj.
Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda do kërkojnë informacione në lidhje me lëvizjet e ish ministrit drejt Greqisë, pasi ka dyshime që ai është takuar me Artan Habilajn në gusht të vitit 2014-të.
Prokuroria dyshon që Habilaj të ketë udhëtuar drejt Greqisë me Audin e famshëm me targa AA003GB, që iu shiti ish-ministri.
Diskutime rreth kësaj post