Krimi ka goditur sërish në familjet shqiptare, këtë herë në Ballsh ku burrë e grua janë qëlluar me armë nga ish-dhëndri i familjes.
Mësohet se në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh, brenda në banesë, janë plagosur me armë zjarri bashkëshortët Edmond Xhaferraj, 53 vjeç dhe Ludmilla Xhaferraj, 52 vjeçe, të cilët ndodhen në sallën e kirurgjisë së spitalit Fier.
Nga hetimet e policisë rezulton se autor i dyshuar i ngjarjes është ish-dhëndëri, shtetasi me iniciale L.S, 35 vjeç, banues në Dukas të Patosit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit.
Diskutime rreth kësaj post