Heroina që në vitet 1980 ishte shumë prezent dhe më pas humbi tregun, por sot përbën tregun e parë të paligjshme të drogës në Evropë sipas të dhënave të fundit.
Holanda është qendra e shpërndarjes, ku ngarkesa të mëdha droge hyjnë çdo ditë në Portin e Rotterdamit. Rruga klasike që ndiqet është; fillimisht opiumi nga Afganistani, që është vendi kryesor i prodhimit në botë, kalon në Turqi, më pas në vendet e Ballkanit dhe më tej në Rotterdam.
Kontejnerët e mëdha janë shumë të favorshme për trafikantët, pasi u krijon mundësinë atyre që të transportojnë sasi të konsiderueshme. Vitet e fundit ky biznes është dominuar nga mafia “Macro”, gangsterë holandezë me origjinë nga Maroku dhe vendet e Karaibeve që merreshin kryesisht me kokainë.
Por, tashmë po dominon mafia shqiptare, e cila është mjaft brutale dhe ecën me parimin: get rich or die” (bëhu i pasur ose vdis”. Grupet që kontrollojnë trafikun e drogës janë dhe nga Turqia dhe Pakistani dhe konfliktet mes tyre kanë shkaktuar mjaft viktima. “Janë pakistanezët dhe shqiptarët, elementët që luajnë rol kyç në këtë lloj trafiku”, thuhet në raporton e Europol. Grupet e tjera janë nga Holanda dhe Spanja. “Këto grupe trafikojnë sasi të mëdha drogë”, thotë Segun Blasic, gazetar i revistës holandeze “De Tijd”. “Policia e ka të vështirë t’i identifikoi. Por, mes shqiptarëve ka dhe një luftë të brendshme mes tyre”.
Porti i Rotterdamit është ndër më të mëdhenjtë në Evropë, aty qarkullojnë çdo vit 400 milionë tonë mallra dhe ka 90 mijë punonjës. Vetëm 0.5% e ngarkesave arrin të kontrollohet. Bandat arrijnë të blejnë oficerët e portit duke bërë që të mos u kontrollojnë ngarkesat. Doganierët e Rotterdamit janë të vetmit që kanë juridiksion për të kapur drogën që hyn në port, thotë gazetari Mick van Wely, nga gazeta “De Telegraap”. Trafikantët nuk lodhen shumë për ta fshehur mes ngarkesave, pasi vetë grupet kriminale hyjnë natën në port dhe marrin çantat me drogë, ku gjatë këtij procesi ka dhe të shtëna. Ai tregon se në vitin 2015, një doganier u arrestua pasi lejoi të kalonte 3 400 kg kokainë. Ndërsa një tjetër këtë vit u arrestua për pastrim parash.
Shumica e drogës fshihet në rroba dhe ngarkesa me fruta. Në maj të vitit 2015, në një ngarkesë me 12 000 kg rrush të thatë që vinte nga Irani u zbuluan 764 kg heroinë. Vlera në rruga e saj do të kapte shifrën 17 milionë euro. Kurse në mars të vitit 2016, u kap një ngarkesë prej 1 200 kg substancë për përzierjen e drogës./panorama
Diskutime rreth kësaj post