Në ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjirokastër orët e para të mëngjesit.
Mësohet se në lagjen “Palorto”, një çift është ekzekutuar nga fqinji i tyre me armë zjarri tip Kallashnikov.
Viktimat janë identifikuar si Leko Kosta dhe Afërdita Kosta ndërsa shkak i krimit makabër mendohet të jetë bërë një konflikt pronësie.
Çifti nuk është i panjohur për qytetin. Leko Kosta njihet si muzikant i njohur, ndërsa e shoqja Afërdita si mësuese. Pak kohë më parë ata ishin personazhe edhe të emisionit “E diela shqiptare”.
Ndërkohë priten të dhëna zyrtare rreth autorit dhe rrethanave të ngjarjes nga policia dhe grupi hetimor, i cili ka mbërritur në skenën e krimit.
Mendohet se autori i ngjarjes ka qëlluar veten në tentativë për t’u vetëvrarë dhe ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=wBdRMdJB_SY
Diskutime rreth kësaj post