Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Bari të Italisë, ku një 86-vjeçar ka vrarë vajzën e tij 54-vjeçare, pas një sherri arsye familjare.
Mediat italiane, thonë se policia gjeti trupin e gruas të shtrirë në tokë në një rrugë private.
Nga hetimet u zbuluan pista të rënda ndaj personit me precedentë dhe i cili u arrestua dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes.
86-vjeçari, i cili ka një tjetër djalë, jeton me bashkëshorten e tij e cila vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Pas asaj që ndodhi, gruaja u mor nga shërbimet sociale të Bashkisë.
Diskutime rreth kësaj post