Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçari, mbi të cilin rëndon akuza e vjedhjes. Mësohet se është arrestuar shtetasi Gëzim Oshafi, banues në Durrës, i cili vidhte pjesë të automjeteve në lagje të ndryshme të qytetit. Nga hetimet e kryera, policia ka zbardhur dhe dokumentuar 5 vjedhje të këtij shtetasi.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr.504, datë 18.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale”Vjedhja”.
Oshafi dyshohet se është autor i ngjarjeve të mëposhtme:
1.Më datë 17.05.2017, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dy pasqyra në mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit B.H.
2. Më datë 19.06.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur veglat e punës së shtetasit F.C.
3. Më datë 23.07.2017, në lagjen Nr. 4 , Durrës dyshohet se ka vjedhur navigatorin në mjetin tip Benz, më pronësi të shtetasit O.D.
4. Më datë 26.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se ka vjedhur dy pasqyrat e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit A.D.
5. Më datë 14.08.2017, në lagjen Nr. 1, Durrës dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volsvagen, në pronësi të shtetasit A.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post