Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se me heshtjen dhe dredhitë e tij, në të vërtetë po e pastron Serbinë nga kri.met.
“Do ishte e rëndësishme që edhe Kuvendi i Shqipërisë të mbështeste dënimin e genocidit që ka ndodhur në Bosnjë përmes një rezolute, por do ishte jetike për të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës për të dorëzuar së bashkua me Shqipërinë një padi për genocidin për Serbinë.”-shprehet ai gjatë bisedës, duke treguar haptazi pakënaqësitë që Kryeministri Rama ka shkaktuar me veprimet e tij kohëve të fundit.
Deklarata e Abazit:
“Dhe të vjen keq, dhe është shumë shqetësuese, që tashmë në rajon kemi pasur vetëm javët e fundit rikonfirmimin e dënimit për kasapin e Bosnje Hercegovinë, Ratko Mladic, kemi patur dënimin e ish shefit të UDB Stanishiçit,
Kemi edhe rezolutën e miratuar, pas pak ditësh do shënohet genocidi në Bosnjës dhe nga qeveria e Shqipërisë ka pasur një heshtje totale nga ana e qeverisë Rama.
Ka pasur një amnisti dhe në nivel deklarativ që vjen nëpërmjet miratimit në heshtje përballë këtyre zhvillimeve, ku është shprehur edhe Presidenti Biden. Do ishte e rëndësishme që edhe Kuvendi i Shqipërisë të mbështeste dënimin e genocidit që ka ndodhur në Bosnjë përmes një rezolute, por do ishte jetike për të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës për të dorëzuar së bashkua me Shqipërinë një padi për genocidin për Serbinë.
Unë besoj që problemi kryesor është z. Rama po mashtron. Jam përpjekur të dekonstruktoj gjithë tymnajën që është ngritur nga pushteti në Shqipëri, por edhe media satelitore pranë pushtetit të cilët kanë bërë një lloj goditje paraprake ndaj këësaj përpjekje xhenuine për të vendosur drejtësi në Ballkan.
Së pari është thënë nga Rama që kjo padi nuk do sjellë rezultate dhe ne nuk mund të shikojmë nga e kaluara, ndërkohë që ka thënë që ka mbështetur Gjykatën Speciale kur u ngrit. Edhe Bosnja edhe Kroacia kanë dorëzuar padi në Gjykatën e Hagës kundër Serbisë.
Dhe ky argumenti duke e çuar në këtë Gjykatë ne e pastrojmë Serbinë, është një argument sa dredharak, sa edhe një argument që mbulon të vërtetën që fshihet pas faktit që pastrimin e vërtetë të Serbisë sot po ia bën Edi Rama”, tha Abazi i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post