Kreu i SPAK, Arben Kraja në aktivitetin e zhvilluar për Ditën e Drejtësisë në Shqipëri, u shpreh se në lidhje me sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen.
“Ne ishim mbledhur këtu në simbol të kësaj dite. Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kanë filluar 40 çështje për krimet zgjedhore.
Për database, jemi duke hetuar, ka pasur një problematik me kompaninë që nuk na i ka dhënë.
Në lidhje me sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen”, tha Kraja.
Diskutime rreth kësaj post