Ditën e sotme në Kosovë është zgjedhur kryetari i ri i PDK-së, i cili është Memli Krasniqi. Urimet për Krasniqin kanë qenë të shumta, mes të cilëve një mesazh ia ka dërguar edhe ish-kandidatja për kryetare të PD-së në Shqipëri, Edith Harxhi, e cila shprehet se Kosova po provon çdo ditë e më tepër se është udhëheqëse në rajon edhe për rifreskimin e klasës politike të saj.
Deklarata e Harxhit:
“Uroj Partinë Demokratike të Kosovës PDK për zgjedhjen e Kryetarit të ri Z. Memli Krasniqi. Kosova po provon çdo ditë e më tepër se është udhëheqëse në rajon edhe për rifreskimin e klasës politike të saj.
Jam e sigurt se miku dhe ish-studenti im i shkëlqyer në Universitetin e Prishtinës Memli, si dhe riformatimi i Kryesisë së PDK-së, ashtu siç edhe është premtuar para zgjedhjes së Kryetarit të ri, do vazhdojnë ta bëjnë PDK-në një opozitë serioze dhe alternativë të rëndësishme. Urime, klasa e re politike e Kosovës! Ju jeni shembull.”- shkruan Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post