Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se i ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-krerët e partisë së tij, në Hagë, ku po mbahen që nga viti 2020, si të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Postimi:
“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar Krasniqi në njoftimin e tij në ‘Facebook’.
Bashkë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, për të njëjtën akuzë, në Hagë po mbahen edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Vizita e Krasniqit në Hagë, vjen në ditën kur në Prishtinë do të protestohet nga veteranët e luftës kundër ligjit për pagën minimale.
Diskutime rreth kësaj post