Kryetari i Partisë Demokratike në Tepelenë, Malo Sadikaj ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale 5 kandidaturat që do të paraqesin si pretendentë për t’u futur në garë për Bashkinë e Tepelenës.
Kandidatët janë Hysni Kasemi, Baftjar Imeri, Arben Çulli, Astrit Zeneli dhe Mehmet Veizi. Ata vijnë nga fusha të ndryshme profesionale.
Sadikaj shkruan se opozita e bashkuar dhe qyetarët e ndershëm do të kenë një nga këta intelektualë kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tepelenës.
Deklarata e plotë e Malo Sadikajt:
“Te dashur qytetare/? te Tepelenes.
Partia Demokratike,se bashku me opoziten e bashkuar,shoqerine civile,dhe mergimtaret ne diaspore ,pas konsultimeve te shumta do te paraqese ne PRIMARE kantidaturat e meposhtme per kantidat per Bashkine Tepelene.
1-HYSNI KASEMI.Mjek Kirurg Stomatolog.
2-BAFTJAR IMERI, Inxhinier Gjeolog,mergimtar.
3-ARBEN ÇULLI ,Mesues Matematike.
4-ASTRIT ZENELI ,Mjek Hematolog,Spitali Traumes Tirane
5-MEHMET VEIZI ,Inxhiner Ndertimi.
Demokratet,opozita e bashkuar,simpatizantet e saj,mergimtaret ,dhe qytetaret e ndershem do te kene nje nga intelektualet e mesiperm Kryetarin e ardhshem te Bashkise Tepelene.
Kr Partise Demokratike Tepelene
AV Malo SADIKAJ”, thuhet në deklaratën e Sadikajt.
Diskutime rreth kësaj post