Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka zgjedhur Lezhën që të çelë zyrtarisht fushatën elektoralë për zgjedhjet e 25-prillit.
Gjatë prezantimit të kandidateve të kësaj force politike, Topalli ka ftuar publikisht për një debat publik drejtuesit e partive kryesore në vend Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.
“Kjo është një lëvizje kundra tre kryetareve që kanë monopolizu jetën politike shqiptare, që të tre janë figura shumë të korruptuara dhe unë edhe sot përmes këtij takimi ju kërkoj atyre një debat publik!”, – tha Topalli.
Ajo ka akuzuar opozitën për vjedhje të sloganit, duke deklaruar se është absurditet të presësh ndryshim nga Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të cilët janë të provuar në qeverisje.
Diskutime rreth kësaj post