Deklarata e djeshme e kryeministrit Edi Rama, lidhur me kundërshtimet e Prishtinës zyrtare për mospjesëmarrjen në “Open Balkan”, kanë ngjallur reagime në Kosovë. Kreu i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kosovë, Haki Abazi, e ka quajtur kryeministrin Rama “pykë të presidentit serb kundër Kosovës”. Në një intervistë përmes skype, për edicionin e lajmeve në,
“Vuçiç nuk do të duhej të kishte mundësinë të përdorte Ramën si pykën për të tentuar çarjen e cungut të Kosovës. Megjithatë Rama është pyka jonë sepse është pjesa e cungut dhe trungut.
Këto kritika janë përgjigjje ndaj asaj që Rama në vazhdimësi ka ndjekur si diskurs ndaj Kosovës dhe qëndrimeve në përkufizimet e nismave rajonale, pasojë e diskutimeve dhe diskursit që ka mbajt Rama në raport me Kosovën dhe pozicionin e Serbisë”, tha ai në MCN Tv,
Sipas tij kryeministri Edi Rama, ka dështuar të kuptoj djallëzinë e politikes serbe, e cila tenton dhe ka tentuar gjithmonë spastrimin etnik të shqiptarëve.
“Rama ka dështuar të kuptoj djallëzinë e politikës serbe, i cili përmes spastrimit etnik është munduar të pastroj Kosovën me dëbimin gjatë luftës të mbi 1 milion shqiptarëve dhe po vazhdon të spastroj Luginën e Preshevës dhe ne nuk pranojmë që të mbetemi në karavanët e shpërnguljes dhe pastrimit etnik të projekteve serbe që i zbatojnë sa herë që u mundësohet. Vucic refuzon të ballafaqohet me të vërtetën dhe qëndrimi i tij është që nuk do ta njoh pavarsinë e Kosovës, çfarë duhet tjetër për të kuptuar këtu”., tha ai.
Diskutime rreth kësaj post